Rashica në radarin e Milanit

Milot Rashica është duke shkëlqyer në këto dy sezone te Werder Bremeni.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës po tregon formë të lartë te skuadra gjermane, andaj kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për të.

Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, vushtrriasi ka ngjallur interesimin e Milani, që janë të gatshëm t’i paguajnë tetë milionë euro për shërbimet e tij.

Por, Rossonerët janë duke u rivalizuar edhe nga skuadra tjetër e Serie A-së, Udinese, që po ashtu i duan shërbimet e Rashicës.

Mediumi italian raporton se Milani është i gatshëm që ta paguajë klauzolën aktuale të reprezentuesit të Kosovës.

Werderi në javët e fundit po tenton që ta bind anësorin shqiptar që ta nënshkruajë kontratën e re me një klauzolë më të lartë për largim, mirëpo lojtari nuk dëshiron të ketë një gjë të tillë në marrëveshjen e re.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.