Milot Rashica është zyrtarizuar te klubi gjerman Werder Bremen.
Pas prezantimit të lojtari klubit nga Bundesliga, Rashica ka thënë se ky është hapi i radhës në karrierën e tij dhe shpreson që të ketë sukses me Werderin.
“Jam i lumtur që luaj për një klub të njohur të Bundesligas dhe mezi po pres sfidat e reja”, ka thënë Rashica
“Për mua, kalimi te Werderi është hap i madh. Jam i bindur se mund të përmirësojmë situatën si ekip dhe unë personalisht të zhvillohem sa më mirë që të jetë e mundur”, ka thënë përfaqësuesi i Kosovës derisa doli në fushën e stadiumit të Werderit.