Edhe anëtari tjetër i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica vazhdon të tregojë se çfarë sezoni spektakular po kalon.
Ylli i Werder Bremen ka qenë pikë kyçe e ekipit në fazën e dytë të sezonit.
22-vjeçari edhe sot, në ndeshjen ndaj Hoffenheim, u tregua i jashtëzakonshëm, transmeton lajmi.net.
Rashica dha një krosim perfekt për Johannes Eggestein (39’), i cili me kokë shënoi për epërsinë e mysafirëve.
Ish-futbollisti i Vushtrrisë ka realizuar tetë gola deri tani në kampionat, duke dhuruar edhe 4 asiste për bashkëlojtarët.
Werderi ka pak shpresa që sezonin tjetër të luajë në Evropë.