Rashford te Barcelona, Man. United i prish planet Juventusit dhe futet në garë për yllin francez

Tashmë është e konfirmuar, Marcus Rashford do të huazohet te Barcelona me detyrim blerjeje në fund të sezonit të ardhshëm. Pasi “sistemoi” Rashford, i cili nuk bënte pjesë në planet e Ruben Amorim, Manchester United ka filluar lëvizjet për të gjetur një sulmues të ri.

“Footmercato” raporton se Man. United është futur në garë për të siguruar shërbimet e Randal Kolo Muani, i cili është rikthyer përkohësisht te PSG, pasi shkëlqeu gjatë periudhës ku ishte i huazuar te Juventus.

26-vjeçari francez nuk është në planet e Luis Enrique, pavarësisht se shënoi 10 gola dhe dha 3 asiste në 22 ndeshje me Juventusin. Përveç Manchester United dhe Juventusit, në garë për sulmuesin francez është edhe Newcastle.

Dëshira e lojtarit është të vazhdojë te Juventus, por duket e vështirë që bardhezinjtë të paguajnë çmimin e kërkuar nga PSG, që mendohet të jetë rreth 60 milionë euro, shifër që Man. United dhe Newcastle kanë mundësi ta paguajnë.

The post Rashford te Barcelona, Man. United i prish planet Juventusit dhe futet në garë për yllin francez appeared first on Telesport.