Rashford: Largimi nga Manchester United rriti shanset e mia për të luajtur në Kupën e Botës

Sulmuesi anglez Marcus Rashford thotë se e ka pasur të vështirë të jetë në formën e tij më të mirë rregullisht për shkak se ka qenë në një “mjedis të paqëndrueshëm për një kohë shumë të gjatë” te Manchester United.

Gjithsesi, ai pret që huazimi i tij nga “djajtë e kuq” te Barcelona t’i rrisë perspektivat e tij për të qenë pjesë e skuadrës angleze që do të luajë në Kupën e Botës 2026. Me katalanasit ai ka shënuar 3 gola në 10 ndeshje zyrtare deri më tani.

Rashford mbeti jashtë formacionit nën drejtimin e Ruben Amorim, por pati një periudhë pozitive tek Aston Villa, në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Ai e mbylli me gjashtë gola në 14 paraqitje në Premier League dhe Champions League.

“Ndjej sikur kam qenë në një mjedis të paqëndrueshëm për një kohë shumë të gjatë. Dhe në të tilla situata është edhe më e vështirë të jesh i qëndrueshëm. Padyshim që dua të jem në formën time më të mirë, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Rashford.

I pyetur nëse transferimi te Barcelona ia përmirësoi shanset për të shkuar në Kupën e Botës, ai tha: “Po, tani luaj më shumë dhe po shënoj. Jam rikthyer edhe në kombëtare. Nëse nuk do të kisha luajtur s’do të isha rikthyer.

The post Rashford: Largimi nga Manchester United rriti shanset e mia për të luajtur në Kupën e Botës appeared first on Telesport.