Marcus Rashford duket se nuk do të regjistrohet dot para nisjes së kampionatit spanjoll. Barcelona ende ka probleme për korrigjimet financiare të rregullit 1:1.
Sulmuesi anglez disa herë radhazi u ka thënë drejtuesve të klubit se ai nuk nxitohet dhe se pranon kushtet e deritanishme, derisa situata të zgjidhet.
Rashford, një admirues aspak i heshtur i Barcelonës, që para kalimit të tij në Camp Nou, nuk pritet të jetë në fushë kundër Mallorca.
Barcelona vijon punën për të mbyllur çdo procedurë në kohë, derisa situata financiare të shkojë në nivelin që kërkohet.
The post Rashford ende i paregjistruar, anglezi qetëson drejtuesit e Barcelonës me reagimin e tij appeared first on Telesport.