Rashford e ka bërë për vete Barçën: Dua të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur

Marcus Rashford u rikthye në Angli si protagonist absolut. Sulmuesi anglez, i huazuar nga Manchester United, i dha Barcelonës fitoren 2-1 ndaj Newcastle me dopietën e tij vendimtare. Golat e tij, të shënuar brenda 9 minutash në pjesën e dytë, përcaktuan ndeshjen. Sidomos i dyti, një goditje nga distanca, i mahniti të gjithë në “St. James’ Park”.

Pas ndeshjes, Rashford e bëri të qartë dëshirën e tij: “Sa sezone dua të kaloj te Barcelona? Sa më shumë të jetë e mundur. Duhet të fokusohem te puna ime dhe ta ndihmoj skuadrën në çdo mënyrë. Këtë sezon duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve”.

Barcelona ka opsionin ta blejë për 26 milionë paund në fund të huazimit, kjo paraqitje forcon bindjen e klubit katalanas për ta mbajtur. Edhe trajneri Hansi Flick e vlerësoi: “Verën e kaluar i thashë Decos: Më sill një lojtar si ai. Rashford ishte një mundësi dhe bëmë mirë që e shfrytëzuam. I thashë se kisha nevojë për të, kjo paraqitje do t’i japë besim”.

 

The post Rashford e ka bërë për vete Barçën: Dua të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur appeared first on Telesport.