Raportohet se ka ndërruar jetë i dyshuari që kërceu nga kati i katërt i një ndërtesë duke tentuar të ikë nga Policia e Kosovës. Ai ishte duke u kërkuar në lidhje me veprën panele për “Tentim vrasje”.
Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 10 korrik, pasi ishte lokalizuar në një banesë në Prishtinë.
Sipas Policisë, në momentin e ndërhyrjes për arrestim, Kqiku kishte tentuar të arratisej duke u hedhur nga kati i katërt i objektit ku po fshihej.
Nga kjo tentativë, ai pësoi lëndime të rënda trupore.
Pas incidentit, ai ishte dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku qëndronte nën trajtim mjekësor dhe mbikëqyrje policore.
The post Raportohet se ka vdekur i dyshuari që ra nga kati i katërt i banesës duke ikur nga policia appeared first on Kosovapost.net.