Raportohet se forcat izraelite kanë vrarë 20 persona në Gaza, ishin duke pritur për të marrë ndihma

Agjencia e Mbrojtjes Civile në Gaza njoftoi se forcat izraelite vranë 20 persona që po prisnin të merrnin ushqim të hënën, në një tjetër incident vdekjeprurës pranë një qendre ndihmash të mbështetur nga SHBA në jug të territorit palestinez, raporton AFP, përcjell Reporteri.net.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmud Bassal, deklaroi se “forcat pushtuese (izraelite) hapën zjarr” pranë rrethrrotullimit Al-Alam në qytetin jugor të Rafahut, ku shumë njerëz po prisnin për të marrë ndihma ushqimore.

Sipas tij, “20 dëshmorë dhe më shumë se 200 të plagosur nga të shtënat e pushtimit” janë dërguar në spitalet përreth.


AFP shton se ushtria izraelite ka bërë të ditur se është duke hetuar raportin.

/Reporteri.net/