Media Bloomberg ka raportuar se Evropa po harton një plan paqeje me 12 pika për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë bazuar në vijat aktuale të frontit.
Pas përpjekjeve të ngjashme që sollën armëpushimin aktual në Gaza, plani do të mbikëqyret nga një bord paqeje, i kryesuar nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump.
“Bordi do të sigurojë zbatimin e propozimit”.
“Ukraina do të marrë garanci sigurie, fonde për riparimin e dëmeve të luftës dhe një rrugë të përshpejtuar për t’u bashkuar me BE-në sipas propozimit”, thuhet në këtë raportim.