Raportohet se është arrestuar Nexhat Behluli, kishte bërë thirrje për eliminimin e disa gazetarëve në Kosovë

Nexhat Behluli nga Lugina e Preshevës raportohet se është arrestuar pasditen e së premtes nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti kishte kërkuar eliminim e disa gazetarëve nga Kosova.

Me vendim të Prokurorit, Behluli është ndaluar për 48 orë, mëson Paparaci përmes burimeve në organet e drejtësisë, transmeton Periskopi.

 

 

Behluli dje ka njoftuar se është ftuar për intervistim nga drejtoria për hetimin e krimeve të rënda në Prishtinë, në cilësinë e të dyshuarit.