Raportohet për therrje me thikë mes disa të rinjve në Podujevë

Raportohet se mesditën e së premtes në qendër të Podujevës, disa të mitur janë therur me thikë.

Qytetarët kanë parë viktimat e plagosura duke u nisur me urgjencë drejt Qendrës Emergjente.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga sheshi ku ka ndodhur ngjarja, në të cilat shihen forca policore dhe shirita të vendosur për të siguruar perimetrin.