Raportohet për sulme me dronë në Indi pavarësisht armëpushimit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi sot se India dhe Pakistani kanë arritur armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.

Megjithatë, Retuers ka raportuar se banorët në qytetin Jammu të Indisë po përballen me sulme me dronë vetëm disa orë pas shpalljes së armëpushimit.

Sipas dëshmitarëve të cilët kanë folur për mediat ndërkombëtare, janë dëgjuar shpërthime dhe janë parë predha në qiell.

Zyrtarët indianë dhe pakistanezë ende nuk kanë komentuar mbi raportimet.