Raportohet për një aksion të Policisë me AKI-në, “arrestohen disa zyrtarë”

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), raportohet se ka nisur një aksion të gjerë lidhur me dyshime për keqpërdorime dhe korrupsion.

Sipas burimeve të KosovaPress-it brenda Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar disa zyrtarë, ndërsa pritet të ketë edhe të tjerë.

Sipas informacioneve të këtij mediumi, aksioni ka nisur pasditen e së enjtes, rreth orës 16:00 dhe është duke vazhduar ende.

Hetimet janë kryer me autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe kanë zgjatur për disa muaj, ka thënë burimi.