Raportohet për dhunimin e një gruaje në Rahovec, i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar për dhunimin e një gruaje në Rahovec.

Rasti thuhet se ka ndodhur të enjten, ndërkohë që i dyshuari thuhet se gjendet në arrati.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.