Raportohet për civilë të vrarë në afërsi të Kievit

Mediat ndërkombëtare po raportojnë se ka viktima në mesin e civilëve në Irpin, në veriperëndim të Kievit, të cilët po iknin nga bombardimet ruse.

Të paktën tre persona raportohet se janë vrarë nga granatimet ruse, që kanë goditur një urë të dëmtuar, të cilët civilët e kanë përdorur për të ikur.

Sipas The New York Times përcjell REL raportohet se tre anëtarë të së njëjtës familje janë vrarë. Kjo gazetë po ashtu tha se një grup i vogël civilësh po vraponin në një rrugë dhe po ndihmoheshin nga ushtarët ukrainas që të arrinin në një pjesë të sigurt.

Related Posts