Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj ish-nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.
Në aktakuzë janë edhe dy të pandehur të tjerë me inicialet S.S dhe S.M
Kjo aktakuzë ka ardhur pas raportimit ekskluziv të Nacionales muaj më parë, ku gazeta publikoi pamje teksa zyrtarët konsumonin kokainë brenda hapësira të komunës.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit me iniciale S.S., për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe ndaj D.M., dhe S.M., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Mitrovicë.