Rreth 760 njerëz vdesin para kohe çdo vit në Kosovë, apo 90 përqind e tyre nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur mjedisor.
Kështu të paktën thuhet në raportin ‘Menaxhimi i ndotjes së ajrit në Kosovë’, i prezantuar nga Banka Botërore.
Sipas këtij raporti i publikuar nga ky institucion, shumica e këtyre njerëzve kanë më pak se 70 vjet.
“Kryeqyteti Prishtina mban rreth 11 për qind të kësaj barre shëndetësore. Çmimi ekonomik i lidhur me dëmin shëndetësor nga ndotja e ajrit në Kosovë llogaritet të jetë mesatarisht rreth 240 milionë dollarë”, thuhet ndër të tjerash në këtë raport.