Serbia dhe Rusia po bashkëpunojnë drejt destabilizimit të Kosovës dhe rajonit thotë një raport i “New Diplomacy Project” në Londër.
Sipas artikullit “Restoring British Leadership In The Western Balkans” paralajmërohet bashkëpunimi i ngushtë i Serbisë dhe Rusisë për destabilizimin e Kosovës dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Me një parathënie nga Lord George Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe recensues kryesor i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 2025, raporti përcakton rrjetin e ndikimit dhe praninë paraushtarake të Rusisë, si dhe ndikimin ekonomik në rritje të Kinës, si sfida të qarta për sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës.Raporti argumenton se nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dëshiron të kundërshtojë ndikimin keqdashës të Rusisë në kontinent, por edhe makinacionet në rritje të Kinës, ajo nuk duhet të harrojë Ballkanin Perëndimor – një rajon i prekshëm i Evropës të cilin Rusia mund ta shfrytëzojë si një front të dytë, duke e shpërqendruar Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e saj nga lufta në Ukrainë”, thuhet në raport.
Për të penguar në mënyrë efektive këto kërcënime, raporti rekomandon që Mbretëria e Bashkuar: Të nënshkruajë marrëveshje sigurie dypalëshe kalimtare me Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën (BiH) për të demonstruar një sinjal të fortë të dëshirës së Mbretërisë së Bashkuar për të shtyrë përpara zgjerimin e NATO-s.
Të dyfishojë përpjekjet diplomatike për të siguruar njohjen e shtetësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së dhe 4 vendet jo-njohëse të NATO-s.










