Donika Gërvalla, deputete e Vetëvendosjes, ka shkuar të përfaëqësojë Kosovën në Këshill të Sigurimit ku shpalohet raporti i UNMIK-ut dhe ku Kosova trajtohet ende në bazë të Rezolutës 12/44.
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, më 21 tetor 2025, në orën 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (16:00 në Kosovë)”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme.