Barcelona ka fituar 2-0 ndaj Osasunës në “Camp Nou”, për javën e 17-të në La Liga. Rasti kryesor ishte ai i minutës së 23-të, ku Ferran Torres shënoi me kokë, duke të kujtuar golin e famshëm të Leo Messit në finalen e madhe të Champions League ndaj Manchester United. Megjithatë festa e Torres shkoi kot, goli u anullua pas ndërhyrjes së vAR, për një pozicion jashtë loje milimetrik të Raphinha-s, pas goditjes së këndit.
Vlen për t’u theksuar dhe të paktën dy pritjet vendimtare të Joan Garcia, që shpëtuan katalanasit në pjesën e parë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 0-0 mbyllet pjesa e parë. Goli i çlirimit për katalanasit do të vinte në minutën e 70-të, ku Raphinha do të shënonte përmes një goditjeje qendrore, pas asistit të marrë nga Pedri.
Në minutën e 86-të ishte sërish Raphinha që shënoi golin e dytë dhe vulosi fitoren e Barcelonës. Braziliani dërgoi topin në rrjetë, pas një krosimi të devijuar të Jules Kounde dhe Raphinha gjendet në vendin e duhur për të shënuar. Pas kësaj fitoreje, Barcelona rrit akoma edhe më shumë presionin ndaj Real Madrid, duke e çuar diferencën në 7 pikë momentalisht.
The post Raphinha shpëton Barcelonën, rritet presioni ndaj Real Madridit (video) appeared first on Telesport.











