Raphinha vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Barcelonës, por braziliani nuk duket se e ka përtypur ende mungesën e fitimit të çmimit më të lakmuar pas sezonit të kaluar, të karakterizuar nga statistika të jashtëzakonshme. Gjatë ceremonisë së “Topit të Artë”, ai pranoi vendin e pestë me “fair play”, duke e quajtur “nderues” dhe njohur përparimin që bëri pas largimit nga Premier League.
Në një intervistë për “Sofascore”, braziliani tregoi pak më shumë mllef: “Sipas meje, një çmim individual nuk duhet të bazohet vetëm në një garë. Bazuar në këtë parim, do ta kisha merituar për sezonin tim, titujt e fituar, statistikat dhe gjithçka që kam dhënë për ekipin në fushë”.
Për t’i dhënë kontekst, braziliani e përfundoi sezonin 2024-2025 me 34 gola dhe 26 asistime, duke qenë një nga favoritët për “Topin e Artë”, që përfundoi tek Ousmane Dembélé, lideri i PSG-së në Champions League. Raphinha gjithsesi lavdëroi francezin dhe bashkëlojtarin e ri Lamine Yamal për sezonet e tyre të shkëlqyera.
The post Raphinha, me mllef për “Topin e Artë”: E kam merituar sezonin e kaluar për numrat e mi appeared first on Telesport.










