Andrea Ranocchia, ish-mbrojtës i Interit dhe tani opinionist, foli për “Gazzetta dello Sport” lidhur me polemikën mes Bastonit dhe Kalulu: “Një sulm mediatik, që një djalë i mirë si Ale nuk e meriton. Mund të ketë gabuar në këtë rast të veçantë, ndëshkimi për Kalulu nuk duhej të vinte, por po ekzagjerohet. Duhet të merret parasysh adrenalina e momentit. Analiza duhet të jetë e përgjithshme, në shpejtësi dhe dinamikë…”
Ranocchia shtoi: “Asnjë lojtar në një situatë kaq të shpejtë nuk synon të simulojë për të nxjerrë jashtë kundërshtarin. Nuk ishte kontakt i fortë, por në shpejtësi ndjeu një dorë dhe ra. Nuk është asgjë e jashtëzakonshme, e kanë bërë të gjithë, edhe unë. Kalulu duhej të mbrohej ndryshe, pa rrezikuar kartonin”.
Për festimin e Bastonit: “Në adrenalinë ndodh të veprosh instinktivisht, janë gjëra për të cilat më pas pendohesh. Ishte Inter-Juve, tension i madh”. Për fjalët e Chivu pas ndeshjes: “Cristian është trajneri që duhet ta mbrojë lojtarin e tij të akuzuar padrejtësisht si jo korrekt”.
The post Ranocchia mbron Bastonin: S’ka bërë asgjë të jashtëzakonshme, nuk është simulim appeared first on Telesport.









