Rangers fiton me përmbysje spektakolare derbin ndaj Celtic dhe rikthehet fuqishëm në garë për titullin kampion (video)

“The Old Firm” i parë i vitit 2026, apo siç njihet ndryshe derbi i madh i Skocisë mes Celtic dhe Rangers ka dhuruar si gjithmonë spektakël dhe emocione në fushë. Rangers fiton 1-3, duke hyrë fuqishëm në garë për titullin kampion.

Celtic e nisi në mënyrë të shkëlqyer derbin duke gjetur golin në minutën e 19-të me Yang Hyun-Jun, pas asistit perfekt të Nyrgen. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Celtic, pjesa e dytë solli përmbysjen e madhe të Rangers.

Fillimisht, Chermiti barazoi shifrat 1-1 në minutën e 50-të, pas asistit të Raskin. Në minutën e 58-të ishte sërish sulmuesi portugez, Chermiti, i cili gjeti golin e dytë personal me një kundërsulm të shpejtë. Mikey Morre vulosi fitoren 1-3 për Rangers me golin e tij në minutën e 71-të.

Pas kësaj fitoreje, Rangers barazon me 38 pikë Celtic në vendin e dytë, tri pikë më pak se Hearts i vendit të parë, që ka dhe një ndeshje më pak. Përsa i përket Nedim Bajramit, shqiptari është i dëmtuar dhe mungoi në këtë ndeshje.

SHIHGOLAT

The post Rangers fiton me përmbysje spektakolare derbin ndaj Celtic dhe rikthehet fuqishëm në garë për titullin kampion (video) appeared first on Telesport.