Rangers e nis me barazim sezonin e ri, Bajrami luan vetëm 15 minutat e fundit (video)

Sot ka ngritur siparin kampionati skocez për sezonin 2025-2026. Ndeshja hapëse mes Kilmarnock dhe Livingston është mbyllur në barazim 2-2.

Në ndeshjen tjetër, sërish patëm barazim. Rangers nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Motherwell. Në minutën e 13-të, James Tavernier, kapiteni shënoi me kokë, pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit. SHIKOGOLIN

Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, u aktivizua në minutën e 73-të ne vendin e Raskin. Mesfushori kuqezi ka humbur vendin e titullarit prej kohësh dhe mesa duket do vazhdojë kështu edhe këtë sezon.

Në minutën e 83-të, vendasit barazuan shifrat me Longelo, me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas një aksioni të gjatë. Rezultati përfundimtar 1-1. Ditët e nesërme do të luhen ndeshjet e tjera të javës së parë. Kampioni në fuqi, Celtic, e nis në fushën e vetë ndaj St. Mirren. SHIKOGOLIN2

The post Rangers e nis me barazim sezonin e ri, Bajrami luan vetëm 15 minutat e fundit (video) appeared first on Telesport.