,

Ramush Tahiri: Pas konstituimit të Kuvendit, janë hapur mundësitë kushtetuese që të shkohet në zgjedhje

Me konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Glauk Konjufcës Kryetar të Kuvendit, duket se kanë ndryshuar matematikat e formimit të Qeverisë.

Njohësi i çështjeve politike në vend Ramush Tahiri, thekson se pas konstituimit të Kuvendit janë hapë të gjitha mundësitë që ky institucion të marrë vendime.

“Tash është bërë Konstituimit dhe janë hap të gjitha mundësitë që Kuvendi me marrë vendime. Kuvendi mundet tani me shpërbë vetevten dhe me qu veten në zgjedhje.

Presidenti Hashim Thaçi në afat prej 15 ditësh cakton kandidatin për Kryeministër që do të jetë nga radhët e Vetëvendsojes. Albin Kurti në afat prej 15 ditësh duhet ta paraqesë kolicionin qeverisës dhe kabinetin qeveriës dhe ti marrë 61 vota dhe të votohet”, tha ai.

Me situatën e re, Tahiri parashikon dhe një opsion tjetër se si mund të arrihet koalicioni LVV-LDK.

“Tanimë që është respektuar Kushtetuta pra që i takon me Kushtetutë Vetëvendosjes Kryetari i Parlamentit, atëherë VV dhe LDK mund të merren vesh që të ndajnë ministrit 5 me 5, Kryeministri i takon VV-së dhe Presidenti i takon LDK-së.

Nëse nuk arrihet marrëveshja kështu atëherë Vetëvendosja nuk do të kërkojë asnjë partner tjetër dhe do të shkojë në zgjedhje, kështu e zvogëlon edhe më shumë LDK-në”, tha Tahiri për Gazeta Blic.

Në seancën Konstituive të ditës së sotme Glauk Konjufca u zgjodh Kryetarë Parlamenti ndërsa nënkryetarë u zgjodhën Arbërie Nagavci, Kujtim Shala dhe Memli Krasniqi.

Related Posts