Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka vizituar Karaçevën, pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.
Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla.
Postimi i plotë:
Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi.
Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.
Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla. RH