Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7 ka deklaruar se ai nuk e ka pritur që LDK do ta kandidojë Vjosa Osmanin për kryeministre të vendit duke pasur parasysh marrëdhëniet e ftohura që ajo i ka pasur më Mustafën në të kaluarën, shkruan Express.
“Se kam prit që do të ndodh, nuk e kam prit” tha Haradinaj duke shtuar se “ nuk kam besuar që LDK do të arrijë tek kjo kandidaturë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e ftohta që i kanë pasur në të kaluarën”.
Ai shtoi se deri tani Vjosa Osmani ka qenë vetëm deputete tani mbetet të shihet se çfarë do të ofrojë.
Ndërsa për Albin Kurtin, ai shtoi se është gjatë në skenën politike dhe se përparësi e tij është që nuk ka qenë në qeveri më parë.
“Albini është gjatë në tema politike, përparësi teorike është që në qeveri nuk ka qenë ndonjëherë” tha ai.
Ndërsa për Kadri Veselin, ai nuk pranoi të komentojë shumë, por tha se “përvoja ime me të nuk ka qenë në ekzekutiv sepse ai ka qenë kryetar parlamenti”.
AAK në këto zgjedhje shkon së bashku me Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit.