Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar para seancës, ku do të tentohet për herën e 20-të të konsititohet Kuvendi.
Ai tha se janë të gatshëm të votojnë për kryeparlamentar nëse propozohet emër tjetër, që ai e quan unifikues.
“Edhe pse nuk është përgjegjësi e jona, prapë e kemi dhënë një opsion për të dalë nga kjo gjendje. Do të japim votën për kandidat të VV-së që është unifikues, kemi ëprmend Bogujevcin dhe Selimin, por do të mujshim me votu edhe zotin Konjufca, ish kryetarin. “
Haradinaj është pyetuer se a do ta votonte kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, për kryetar Kuvendi.
“Nuk kemi marrë qëndrim rreth kësaj. Nuk muj me dhënë një mendim të qartë. Nuk kemi diskutu në aleancë. Në obligim s’jemi…”./Klankosova.tv.