Sergio Ramos u largua nga Club de Fútbol Monterrey me një postim në rrjetet sociale, ku falënderon përvojën në Meksikë dhe krenarinë “për mbajtjen e shiritit të kapitenit te Rayados”: “Të thuash lamtumirë nuk është kurrë e lehtë. Përfundon një etapë që nisi plot iluzione në shkurt dhe që më lejoi të zbuloja një vend, një qytet, një futboll…, duke më dhënë shumë përvoja të reja dhe, mbi të gjitha, shumë miq.
Do të ndihem përherë krenar që e kam mbajtur shiritin e kapitenit, që kam udhëhequr ekipin në Botërorin e Klubeve, në formatin e ri, që kam luftuar në Clausura, Apertura, Leagues Cup dhe Concacaf Champions Cup, – shtoi kampioni i botës 2010. – Kam dhënë gjithçka në fushë dhe jashtë saj: 34 ndeshje, mbi 3.000 minuta lojë, 8 gola”.
Në fund falënderoi tifozët dhe e mbylli me “¡Arriba el Monterrey!” Ramos, 39 vjeç, ka luajtur 16 vite te Real Madridi, 4 vite te Sevilla dhe 2 vite te PSG.
The post Ramos, lamtumirë emocionale nga klubi meksikan: Dhashë gjithçka, krenar që isha kapiteni juaj appeared first on Telesport.










