Sergio Ramos, mbrojtësi aktual i skuadrës meksikane Rayados de Monterrey, një nga qendërmbrojtësit më të mëdhenj në historinë e Real Madridit, publikoi në fillim të shtatorit këngën “Cibeles”, ku nuk mungojnë edhe disa thumbime në adresë të Florentino Pérez.
Futbollisti 39-vjeçar rrëfeu për agjencinë EFE se ëndërron të ngjitet si këngëtar në skenën e “Santiago Bernabéu”: “Shpresoj që një ditë të kem mundësinë të them ‘uaaa’, të shpall një koncert në ‘Bernabéu’, një ‘show’ që të jetë diçka e jashtëzakonshme. E kam pothuajse të menduar në detaje”. Ramos shtoi se gjithçka duhet të vijë me hapa të vegjël: “Së pari duhet të publikoj më tepër muzikë, që njerëzit të më njohin në këtë formë. Më pas ta ndaj me ta edhe ‘live’ në skenë”.
Ramos tregoi edhe procesin e tij si autor këngësh: “Futbolli është një sport kolektiv, por në të njëjtën kohë shumë i vetmuar. Brenda udhëtimeve, aeroporteve, avionëve, hoteleve… krijohen ndjenja, shumë emocione për t’i treguar. Unë i kam hedhur të gjitha në letër prej vitesh.
Kam rreth 10-15 vite që shkruaj, shënoj ide, hedh vargje. Aktualisht kam rreth 18-20 këngë të gatshme, por më e përshtatshmja për nisje ishte ‘Cibeles’. Në këtë projekt muzikor do të kem bashkëpunime me J Balvin dhe Maluma”.
The post Ramos aspiron të kthehet si këngëtar në “Santiago Bernabéu”, ka gati spektaklin madhështor appeared first on Telesport.