Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani në “DPT te Fidani” ka deklaruar se madhështia e familjes Jashari nuk mund të përkufizohet nga mendjet e njerëzve sot.
Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje dhe publiku duhet t’i kërkojnë falje familjes Jashari dhe të respektojnë vendimin e tyre për të mos u përfshirë në punët e politikës.
Ramadani theksoi se reagimi i familjes ka qenë i qartë edhe gjatë vizitës së Kurtit.
“Mendoj që madhështia e familjes Jashari nuk mundet me u përkufizua prej mendjeve tona. Atë madhështi na e kanë tregu edhe një herë, publiku do të duhej, partitë politike, VV në këtë rast, do të duhej t’i kërkonte falje familjes Jashari me na thanë edhe një herë, “O njerëz ju e keni përgjegjësinë, politika e ka besimin e qytetarëve dhe taksën e qytetarëve, lena neve rehat, nuk duam të futemi në lloçin e politikës”.
“Efekti shihet se ka qenë tjetërsues, sepse sikurse u tha të paktën në opinion, pfamilja Jashari e ka dhënë përgjigjen për këtë punë, natën kur ka shku në vizitë Kurti”.










