Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është duke raportuar para anëtarëve të Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me koronavirus.
Por drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani pati kritika për ambientin se ku po mbahen mbledhja e komisionit.
Ai tha se ky vend nuk i plotëson kushtet për të mbajtur mbledhje dhe distanca nuk është në rregull.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në raportimin e tij tha se lehtësimet e masave tjera nuk do të bëhen pa u siguruar se po zbatohen rekomandimet aktuale.