Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani tha se qëllimi kyç i partisë së tij në fushën e pjesës së sigurisë.
“Secili institucion i Kosovës, do të ketë punën për anëtarësim në NATO dhe këtu nuk lidhet vetëm Ministria e Brendshme, ministria e Jashtme apo ministria e Mbrojtjes, por madje edhe ministria e Kulturës do të ketë aktivitete kulturore në selinë e NATO-s, në kryeqendra të shteteve të NATO-s në mënyrë që të tregojmë shembullin e Kosovës si një shteti i ri që është çlirua dhe themelua pas intervenimit të NATO-s dhe që është në gjendje të kontribuoj për NATO-n dhe për botën në tërësi” ka thënë Ramadani për Klan Kosova.
Ai poashtu tha se pjesë e plan programit të tyre është edhe rregullimin e rrugëve me shenja të komunikacionit duke krijuar siguri për qytetarët e Kosovës.









