Ramadani për ndalimin e pesë policëve: Dëshmon punën e pavarur e të shpejtë të Prokurorisë

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar në lidhje me ndalohimin e pesë policëve për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit në Lipjan.

Ai tha se kjo dëshmon për punë të pavarur e të shpejtë të Prokurorisë dhe u shpreh se drejtësia duhet të shkojë deri në fund, përcjell KosovaPost.

“Veprimi i Prokurorisë Themelore të Prishtinës me vend dhe për t’u përshendetur.  Policët e dyshuar janë ndaluar dhe kjo dëshmon për punë të pavarur e të shpejtë të Prokurorisë”.

“Drejtësia të shkojë deri në fund.  Rasti tash duhet të mbetet në profesionalitetin e drejtësisë sonë”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

The post Ramadani për ndalimin e pesë policëve: Dëshmon punën e pavarur e të shpejtë të Prokurorisë appeared first on Kosovapost.net.