Ramadani i reagon LDK-së: Nuk mjafton veç “Jo” Vetëvendosjes, por edhe “Po” koalicionit opozitar

LDK i tha “Jo” ftesës së Vetëvendosjes për një koalicion të mundshëm, për çka ka reaguar studiuesi Shkodran Ramadani, duke e quajtur “të pamjaftueshme”.

Ramadnai thotë se “Jo”-ja ndaj Vetëvendosjes duhet të shoqërohet edhe me “Po” ndaj koalicionit opozitar të ofruar nga PDK dhe AAK-Nisma.

Postimi i Ramadanit:

Opozites se deritanishme ne Kosove nuk i duhen vec “JO”-te ndaj Vetevendosjes, por edhe “PO”- te ndaj njera-tjetres.

Prandaj nuk eshte per t’u ngazellyer e as per t’u pershendetur me fuqi maksimale qe LDK-ja po i thote “JO” VV-se. Kjo JO eshte e domosdoshme, por jo e mjaftueshme.

Madje JO-ja ndaj VV-se po perdoret si instrument per t’i ikur PO-se ndaj koalicionit opozitar. E kjo nuk mund e as nuk duhet te kaloje.

JO-ja ndaj VV-se eshte vec hapi i pare ndaj PO-se ne raport me PDK-ne e AAK-ne. Ne Kosove partite opozitare ne mase te madhe e kane pase narracionin qe Kurti 2 ishte me efekte teper te demshme per Kosoven dhe se Kurti 3 do te ishte shkaterrimtar per vendin.

Rrjedhimisht, partite opozitare duhet te behen bashke e te pamundesojne Kurti 3, sigurisht duke respektuar frymen, parimet, procedurat dhe afatet kushtetuese.

Refuzimi i LDK-se per t’u futur ne koalicion me PDK-ne dhe AAK-ne e tradhton kete pritshmeri te ndertuar opozitare ne vitet e fundit. Interesi partiak i LDK-se ne nivel votash mbase mund te jete te qendroje larg koalicioneve, por ky vendim nuk eshte ne harmoni me interesin shteteror te Kosoves ashtu sic eshte interpretuar deri tash nga opozita.

Ne anen tjeter, PDK-ja duhet te jete me aktive ne perpjekje per te formuar qeverine sepse po krijohet hapesire per LDK-ne edhe NISMA-n qe, duke shfrytezuar lajthitjet e njera-tjetres dhe duke fajesuar njera-tjetren, po shfrytezojne situaten e ta anashkalojne formimin e koalicionit PDK, LDK, AAK, NISMA.

LDK-ja ka nisur qe t’i perdore negociatat e NISME-s me VV-ne per t’i ikur obligimeve per koalicion opozitar. E NISMA po e shfrytezon JO-ne e LDK-se per opoziten si pretekst per t’u futur ne koalicion me VV-ne.

Definitivisht PDK-ja duhet te jete me aktive qe situata te qartesohet dhe te behet e ditur se Kurti 3 po krijohet jo per shkak te PDK-se, por per shkak te LDK-se dhe NISMA-s.

Perndryshe, do te krijohet pershtypja se te gjitha partite opozitare barabarsisht jane fajtore per deshtimin opozitar per te pamundesuar Kurtin 3.