Në emisionin “Oxygen”, Ramdan Nishori ka folur për abuzimin dhe dhunimin seksual që i përjetoi gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Pas daljes së tij të parë publike në prill të 2025-ës, Nishori u gjykua se këtë paraqitje e bëri për përfitime personale, transmeton Klankosova.tv.
Mirëpo, ai i shuan një herë e mirë këta zëra.
“Ka pasur komente që ka dalë për me përfitu një pension, i cili është solid, 230 euro, tash me këtë rritjen, 276 euro. Por ju tregoj nga kjo studio, ju them se unë e gëzoj pensionin prej 4 ose 5 vjetësh. Nuk kam dalë unë me 14 prill, që kam fol publikisht, me përfitu pensionin, se unë e kam pasë pensionin”, tha Nishori.