Analisti Sadri Ramabaja, i cili njihet si përkrah i madh i VV-së, ka vazhduar ta shtyjë përpara një koalicion të mundshëm në mes të LVV-së dhe Nismës.
Ai ka bërë me dije se një koalicion i tillë do të ishte më i natyrshmi.
Në emisionin “InfoNata” të Tëvë1, Ramabaja ka thënë këto subjekte politike ndajnë vlera të njëjta.
“Është krejtësisht i natyrshëm, është një koalicion mes dy forcave politike që ndajnë të njëjtat vlera politike, që dyja janë të definuara si forca politike të spektrit të majtë dhe asnjë një koalicion tjetër nuk do të ishte më i natyrshëm se ky”, është shprehur Rambaja.