Ramabaja i thotë “më fal, jam ndier shumë keq” për shpifjen, Gruda: Do t’i padis me rend kush s’ka kërku falje

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës ka folur për deklaratë/shpifjen e Sadri Ramabajës, përball tij në “Debat Plus”, për çka ky i fundit kërkoi falje dhe tha se është ndjerë “shumë keq” dhe ka rënë “në lajthitje” nga propagandë online.

Gruda: Për mua e rëndësishme sqarimi me opinionin publik. Ka qenë një gënjeshtër që ka qarkullu në rrjete sociale, me ç’duket ka ra në pre Ramabaja, të gjithë ata që e kanë përdorur atë gënjeshtër dhe nuk më kanë kërkuar falje, unë do t’i padisë me radhë. Po i njoftoj. Të gjithë ata që po më përcjellin, do të marrë një dy-tri ditë dhe do t’i padisë me radhë. Ai nuk është gjyshi im.

Gjyshi im ka punuar në fshat, babai im është vrarë gjatë luftës në Llaushë, ka qenë mik i Adem dhe Hamëz Jashari. Jetullah Geci, më mori në telefon para emisionit dhe më tha të tregoj që, babai im ka qenë mik i ngushtë me të. Dhe më tha që kanë qenë me babain tim në ushtri bashkë me Ademin në Jugosllavi të atëhershme. Ademi, babai im dhe Jetullai. Vëllau im po ashtu ka qenë ushtar në UÇK. Unë asnjëherë nuk kam kërkuar votë në emër të asaj, as nuk kërkoj sot. Mendoj që kushdo që ka ra dhe kontribbu për Kosovë, është hero i Kosovës, jo i familjes. Unë i nderoj duke punuar si profesionist me nder.