Ramabaja i quan “katunarë” votuesit e Prishtinës pse nuk fitoi Çeko: Të tjerët s’po guxojnë ta thonë, unë e them

Profesori universitar dhe teleanlisti Sadri Ramabaja i ka quajtur “katunarë” votuesit e Prishtinës pasi Hajrulla Çeko i Vetëvendosjes dyli i dyti në Prishtinë.

Ramabaja tha se përzgjedhja e Përparim Ramës i pari i kualifikon ato për “katunarë” ngase, sipas tij, Rama “nuk do të duhej të ishte as i treti, i katëri”.

“Problemi esencial është tek menaliteti i qytetarëve të Prishtinës, janë katunarë, unë e them këtë se unë nuk jam në garë, por të tjerët nuk guxojnë ta thojnë këtë. Nuk po rezonojnë si duhet, sepse sipas meje, Përparim Rama as i treti s’do të duhej, i katërti. “, tha Ramabaja në “Debat Plus”, siç e citoi “lajmi.net:”