Rama: U çliruam prej okupatorit serb, tash po na okupojnë partiashat, çifti i Kurtit me ekipin e vet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka bërë përpjekje për bashkëpunim me qeverinë sa i përket projekteve për kryeqytetin.

“Përkundër faktit që e kam thirr shumë herë për me u taku me bisedu për kryeqytetin, për programe e projekte dhe si mundet qeveria qendrore dhe qeveria lokale me kryeqytetin që pagun 49.8 për qind të buxhetit të krejt shtetit. Nuk jemi vetëm një komunë tjetër, ne jemi kryeqyteti”, tha ai.

Ai tha se në dy vitet e para është munduar të bashkëpunojë me qeverinë.

“E kanë blloku Rrugën A, na kanë humb një vit”, tha Rama.

“Kemi bë me vite të tëra një luftë si popull për me u cliru prej okupatorit serb, e qe tash po na okupojnë këta partiashat, çifti i Kurtit me ekipin e vet aty, që unë mendoj që as parti politike s’janë, po janë një lloj sekti, e kanë aty babën dhe kurrkush s’guxon me bë kurrgjë. Unë s’kam problem me ta, unë kam respekt për votuesit që votojnë në mënyrë demokratike për secilën parti, por po them një klan i ngushtë që e shfrytëzon partinë për nevojat dhe egot e veta, i bllokon të gjitha proceset, është për me të ardhë keq”, tha Rama në Oxygen.