Pak më parë, përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka treguar arsyet pse po shkon në Prishtinë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet t’i drejtohet sot opinionit publik lidhur me situatën e krijuar pas publikimit të akuzave të pakonfirmuara ndaj tij dhe një grupi pjesëtarësh të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
🇦🇱🇽🇰NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI E SHEKULLIT XXI NË HISTORINË BOTËRORE TË DREJTËSISË,E CILA PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VEÇ NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE A PARA TYRE!
— Edi Rama (@ediramaal) June 29, 2020