Rama takim zyrtar në Doha, diskuton projekte të reja për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim zyrtar në Doha me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Takimi u mbajt në rezidencën e homologut katarias, ku në qendër të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe avancimi i disa projekteve me rëndësi strategjike për Shqipërinë.

Kryeministri Rama e cilësoi bisedën produktive dhe theksoi se projektet që po zhvillohen me Katarin mbartin peshë të veçantë për zhvillimin e Shqipërisë.

Postimi i saj:

Doha, Katar – Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë🇶🇦🤝🇦🇱