,

Rama: Skandali është se dosja u mbajt 2 vite për shantazh politik

Kryeministri Edi Rama këmbënguli se përgjimet janë të neveritshme në aspektin moral por në aspektin ligjor ato janë vetëm indicie dhe jo prova për fajësinë e personave të dalë në këto përgjime.

Rama tha se kjo dosje nuk është hetuar për dy vite me radhë dhe është përdorur për shantazh politik. “Skandali këtu është që është mbajtur gjëja 2 vjet për tu vënë në funksion të një partie që do të bëjë shantazh”.

“Përgjimi është një indicie ku duhet të ketë një hetim. Po flasim për përgjimin si teknologji e luftës politike, e përdorur dhe në vende të tjera. Shumë shpesh unë flas me njerëzit në telefon, po po, jo jo. Njerëzit i bien shkurt, po vlla, jam dakord. Kështu flasim në telefon.
Në përgjim ai thotë më hiq gjobën. Gjobat janë të kontrollueshme. Nëse ka ndodhur të hiqet gjoba, por nuk ka heqje gjobe”, tha Rama.

Më tej Rama u shpreh se “nga pikëpamja morale, përgjimet në vetvete janë një neveri. Nga pikëpamja e këtyre muhabeteve janë një neveri e madhe. Po ju them që nga pikëpamja morale nuk keni cfarë diskutoni me mua. Bëhet mbi bazë të fakteve dhe jo asaj çfarë flitet.
Unë kam lidhje me krimin, drogën, aq sa keni ju lidhje me Sofia Loren”, tha më tej ai në replikë me analistët në studion e “Real Story”.

/MAPO.al

Related Posts