Rama: Shqipëria 30 vite peng i një personi, boll më (video)

Gjatë takimit me 61 kandidatët e PS, për zgjedhjet e 30 qershorit, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha, Edi Rama theksoi se Shqipëria është mbajtur peng nga një person që po plaket si mos më keq.

“30 vjet janë boll që ky vend mbahet peng nga individ që plakjet si mos më keq, por që s’ka me keq, ka shaluar gjuhën shqipe dhe masakruar çdo normë sjelljeje në mexehlis nga kanuni i Lekë Dukagjinit te ato më ta latuarat. Boll 30 vjet që ky vend thith gazin e prodhuar nga i njëjtit individ që urrejtjen e partisë së punës e eksportoi në PD dhe e mbolli të çdo parcelë të politikës. Çudit planetin me djegie mandatesh parlamentare, boll që i njëjti lider në krye të së njërës parti, që si president dogji vendit, si shef opozite dogji kryeministrinë duke e sulmuar me antitank për të vrarë shefin e qeverisë dhe marrë pushtetin me dhunë, si kryeministër vrau protestues, vazhdoi sot kërcënoi sot me zjarr këtë popull nga tmerri se mund ti vijë më shpejt fletëthirrja e drejtësisë.

Në 30 qershor në vend se populli të zgjedh për bashkitë, shqiptarët të asistojnë në një tjetër triumf të tezës antishqiptare, se nuk jemi në gjendje të respektojmë asnjë rregull të vendosim vetë. Më 30 qershor të mos ndajmë jetën në këtë vend duke e bërë bashkë, çdo shqiptar që nuk do më zjarr, në këtë vend që quhet atdheu ynë çdo zgjedhës që shkon apo jo në votim nuk do më sherr për vendin dhe bashkinë. Janë boll 30 vjet që të endemi edhe 30 të tjera në vorbullat që i ngre mbrapshtia e politikës po i paguan shqiptar i zakonshëm. 30 qershori duhet ti verë kufirin, çdokujt, që popullin nuk e zëvendëson, imponon as merr peng ,e kapsolla, bomba, bllokime rrugësh për të ndaluar zgjedhjet mes bojkotit të tyre dhe dhunës mbi to. Duhet ti dalim zot vendit që duam, si ta duan ta bëjmë leckë në sytë e botës së madhe, duke e përdhunuar me urinë e urrejtjes së tyre që u është kthyer në katran. Kapitulluan në Kuvend ku zbathën çizme e thyen vezë, e nga ku ikën me muzikë ku sapo kishin fituar zgjedhjet, u bashkuan me popullin imagjinar”, tha Rama.

Më tej, Rama u shpreh se nuk ka ndërmend të largohet, duke theksuar se nuk ka ndërmend që ta lërë në mes “luftën” që ka nisur.

“Nuk e mundim dot me zgjedhje, ndaj Rama ik. o burra të shpëtojmë vatanin, se kemi me vete edhe filxhanin. Të iki Rama që të qetësohen të marrasurit për pushtet. Por është hap pas, nga nisi rruga jonë e vështirë. Unë nuk i iki kësaj detyre se në çdo drejtim kam nisur një luftë që nuk ka shans ta lë në mes, ku përballem me probleme dhe ku nuk i gëzohem dot një arritje reale, se buuum ballafaqohem me një problem real. Një luftë ku një herë marr frymë i lehtësuar kur zgjidh hallin e një njeriu të zakonshëm, herën tjetër mezi mbushem me frymë kur dikujt i është cënuar e drejta”./TCH/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1057783474422550/?t=1