,

Rama shpreh ngushëllimet për viktimat nga aksidenti në Bullgari

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen tragjike në Bullgari ku humbën jetën 45 persona.

“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët,” – shkroi Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Të paktën 45 persona humbën jetën në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në perëndim të Bullgarisë.

Autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut pasi u përplas, mori flakë. Aksidenti ndodhi orët e para të mëngjesit të së martës në perëndim të Bullgarisë.

Mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa janë shpëtuar vetëm 7 persona.

Related Posts