Rama: Shiu nuk ndalet me shpifje dhe fajtorë imagjinarë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbledhur Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve intensive të shiut, nga ku tha se shiu nuk ndalet duke tentuar të gjendet një fajtor imagjinar, por duke ndihmuar njerëzit real.

“Të gjithë i ka lodhur ky shi i madh dhe i ftohtë i madh ku nga thjesht pamjet e rrugët e përmbytura, shtëpi të dëmtua po punëve të ndërprera, te vështirësia e qarkullimit dhe deri te dëmtimi i pronave dhe humbjet e gjësë së gjallë, krijohet stres, frustrim e në disa raste edhe zemërim. E di që fjala durim mund t’i tingëllojë shumëkujt si një cingërisje tepërt veshësh. Por durimi është i domosdoshme në kushtet çka po përjetojmë nuk është thjesht moti i keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, si ato nuk punojnë hidrovoret, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta, si ato nuk kanë lidhje fare me arsyen pse përmbyten shtëpitë e ndërtuara në territore shumë vunerabël. Retë nuk shpërndahen me slogane, si ai slogani kronik i çdo gjendje atmosferike të rënduar të shpallet gjendje e jashtëzakonshëm, këto janë reagime që ushqejnë nervozizëm jo zgjidhje, ushqejnë ndarje jo ndihmë, ushqejnë çorodi e jo siguri. Në situata si kjo nuk kërkohen fajtorë imagjinar, por ndihmohen njerëzit real”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

“Njerëzit nuk kanë nevojë për më shumë britma, shpifje dhe teori konspiracioni por për më shumë solidaritet, mbështetje dhe bashkim forcash. Është gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë e cila nuk ka prekur thjeshtë Shqipërinë për ndonjë arsye që lidhet me vendin tonë, me ato arsyet që zihet në 700 tenxhere të politikës e mediatike shqiptare, por ka prekur një hartë të tërë”, tha Rama mes tjerash.

Ndonëse është një kuadrat i ri i klimës, megjithatë Rama hodhi edhe kritika për hedhjen e mbeturinave të cilat po e vështirësojnë dhe më shumë kur vendi po përballet me reshjet e shiut, sikurse këto të fundit.