Rama propozon uljen e numrit të deputetëve: I kemi 140 vetë, mund të reduktohet në 100

Një reformë e re kushtetuese është në planet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, përpara përfundimit të këtij mandati parlamentar.

Rama ka rihapur publikisht debatin për ndryshimin e Kushtetutës, duke propozuar uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë nga 140 në 100, raporton A2CNN.

 

 

 “Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të thera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime”, tha Rama.

Sipas tij, ambicia e mazhorancës është që deri në fund të mandatit të miratohet edhe reforma kushtetuese, paralelisht me përmbushjen e objektivave të integrimit europian.