Në një fjalë paraprake, Rama u bëri me dije të pranishmëve se “nëse duan të ndihen si perëndi, atëherë duhet të vizitojnë Shqipërinë”.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka bërë një prezantim shterues Shqipërisë gjatë çeljes së panairit më të madh të turizmit në botë, ITB Berlin, ku mbi të gjitha ka lartësuar mikpritjen shqiptare, si një aset për të tërhequr edhe më shumë turistët.
Në një fjalë paraprake, Rama u bëri me dije të pranishmëve se “nëse duan të ndihen si perëndi, atëherë duhet të vizitojnë Shqipërinë”.
“Një ligji është shkruar në Shqipërinë mesjetare është pjesë përbërëse e jetës së Shqipërisë. Është thelbi i asaj që quajmë shqip pritje. Në shqip do të thotë të bësh të pamundurën të nderosh emrin dhe shtëpinë me mikun”, theksoi fillimisht kryeministri gjatë fjalës.
Më tej, ai e etiketoi edhe si “kulmin e mikpritjes shqiptare” rastin e mbrojtjes së hebrenjve nga nazizmi, ku më së shumti në Evropë, Shqipëria ishte ajo e cila i mikpriti.
Pa përmendur nuk mbeti as larmishmëria dhe toleranca fetare në këtë aspekt, ku qëndrimi krah hebrenjve, u nga myslimanët, të krishterët, qofshin ata ortodoksë, apo katolikë, pa dallime.
“Kush troket në dyert e shqiptarit e bën me vullnetin e Zotit. Duke hapur dyert trajtojmë një mik si Perëndi. Nëse doni të ndiheni si Perëndi ejani në Shqipëri”, përmendi ai.
Nga ana tjetër, Julia Simpson, presidente e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit, e lartësoi atë që ajo e quajti një “zgjim të madh turistik të Shqipërisë”.
“Shqipëria po përjeton një zgjim të madh të turizmit dhe të bëhet destinacion madhor dhe jo vetëm, ekskluzivisht për pushimet verore të të huajve. ITB vjen në një pikë kthese për Evropën, bashkëpunimi mund të ndihet i tensionuar, por turizmi dhe udhëtimi është forcë dhe jam krenare që Berlini e mirëpret këtë ngjarje”, theksoi ai.
Po ashtu, perifrazoi edhe një shprehje të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
“Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar dhe një nga intelektualët tuaj më të mirë thoshte se ‘të jesh një mik për 4 apo 24 orë është arratisja më e madhe drejt një realiteti hyjnor’, edhe pse fatkeqësisht vdiq vitin e kaluar, fjalët e tij jetojnë, kujtoi Simpson.
Përfaqësuesi i panairit ITB Berlin ndërkaq, Mario Tobias, tha nga ana tjetër se ndihet krenar për partneritetin me Shqipërinë.
“Jam krenar për partneritetin afatgjatë me vendin tuaj. Programi sot premton jo më pak se sa spektakolar. Shtoj një fjalë për ju Edi Rama dhe Kumbaro. Kur ju vizitova vitin e kaluar ishit mikpritës mrekullues. Na mësuat dhe shqip pritjen. Shqipëria dhe mikpritja. Na bërë të ndjehemi të mikpritur. Këto 3 ditë do përjetoni Shqipërinë me të gjitha shqisat siç bëmë vitin e kaluar”, përmendi ai.