Rama: Po të kishte kamerat Inteligjente në rrugë, ngjarja në Rinas do të ishte zbardhur në kohë reale

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorët e njësisë nr 3 në Tiranë ka folur lidhur me ngjarjen në Rinas ku mbetën të vrarë dy persona.

Rama theksoi se nëse do të kishte kamerat Inteligjente në rrugë ngjarja do ishte zbardhur në kohë reale.

“Nëse do kishim atë sistem në këmbë, ajo ngjarja e Rinasit që ndodhi, do të ishte zbardhur në kohe reale. Por, nuk është problemi tek zbardhja, problemi është që në momentin që ai sistem funksionon, parandalon, siç e ka treguar, rasti në emirate apo vende te tjera që kanë sisteme të tilla, paralajmëron në mënyrë jashtëzakonisht efikase të gjitha llojet e shkeljeve që lidhen me rendin me qetësinë me sigurinë”, tha Rama, raporton euronews.al.